Page 72 - Demo
P. 72
1. Sot bie dëborë dhe lëndinat janë zbardhur, por lepuri i murrmë arriti të gjente dy karota të mbuluara nga dëbora. E kollofiti njërën sa çel e mbyll sytë.2. Pastaj vendosi t’ia çonte tjetrën mëzit të vogël. Taktak! Askush nuk u përgjigj. Dera nuk ishte e mbyllur, kështu që lepuri e la karotën brenda dhe u largua.3. Kur mëzi u kthye në shtëpi, e pa karotën. Por ai sapo kishte ngrënë një rrepë të madhe!4. Atëherë vendosi t’ia çonte karotën qengjit. Tak-tak! Askush nuk u përgjigj. Qengji nuk ishte në shtëpi, prandaj mëzi e la karotën në prag të derës dhe u largua.5. Me të mbërritur në shtëpi, qengji e vuri re karotën. Por sapo kishte ngrënë një lakër të kuqe, aq të shijshme!SHOKË TË MIRËkollofit – e kapërdij të gjithë ushqimin shpejt e shpejt.mëz – i vogli i kalit. pikas – zbuloj diçka, gjej.Si të duken veprimet e kafshëve të kësaj përralle?Po ju, a kujdeseni për njëri-tjetrin? Tregoni ndonjë rast. LEXOJ DHE KUPTOJ Fjalë të rejaLexojmëPë r r al l ë70

