Page 75 - Demo
P. 75
Ditari është një bllok, në të cilin shkruajmë ngjarje nga jeta jonë. Ditar mund të mbajë çdokush që di të shkruajë dhe të lexojë. Ai bëhet si “shok” i ngushtë. Ditari duhet të jetë i veçantë për ty. Ti mund ta mbështjellësh me letër, pëlhurë ose ta zbukurosh me vizatime e fotografi. Mund ta mbash edhe të mbyllur me çelës.Ja disa këshilla se si të mbash një ditar. Përqendrohu në hollësitë e ditës: çfarë bëre, ku shkove, kë takove dhe si u ndjeve. Nuk je i detyruar të shkruash përditë në të.Shkruaj me guxim për gjërat që mendon. Ndihu i lirë të shkruash mendimet e tua më të thella, që s’do t’ia besoje askujt.Ti mund të shkruash edhe për një njeri imagjinar.Ruaje në një vend të sigurt ditarin tënd.SI TË MBASH NJË DITARÇfarë është ditari?Kush mban ditar? të rriturit fëmijët çdokushNë një ditar shkruajmë ______________________________________________________LEXOJ DHE KUPTOJ pëlhurë – copë e hollë prej pambuku.imagjinar – që nuk është i vërtetë, vetëmmerret me mend.Fjalë të rejaREFLEKTOJSi do ta bëje ti të veçantë ditarin tënd?Si mendon, është më mirë t’i shkruash në ditar apo t’ia tregosh shokut mendimet dhe ndjenjat e tua?Shkruaj ngjarjen më interesante të ditës në një faqe ditari.SHKRUAJ123456Lexojmë73

