Page 76 - Demo
P. 76
Livia ka tri shoqe shumë të ngushta: “Shoqet e bajameve”. Që në vitin e parë të kopshtit ishin bërë të famshme, sepse mjaftonte që njërës nga të katërta t’i dhembte fyti, që t’ua ngjiste menjëherë të tjerave. Në klasën e dytë, që të katërta u desh t’i hiqnin bajamet. Kështu, të gjithë i njohën si Livia, Bela, Eliza dhe Roza: katërshja e bajameve. Livia është e hollë si kunj dhëmbësh dhe e vogël në trup, me syze, me flokë biondë shumë të shkurtër dhe aparat për dhëmbët, që të mos i rriten të shtrembëruar.Bela është pak më e gjatë, por vetëm pak fare. Flokët gështenjë i rrethojnë fytyrën, dhe është rrumbullake si top.Eliza është shtatlartë, me një bishtalec të gjatë e të zi dhe merret me sport. Por, asaj nuk i pëlqejnë sportet në skuadër, sepse është e ndrojtur sa s’thuhet dhe bëhet flakë e kuqe si qershi. Preket shpejt për gjënë më të vogël. E katërta është Roza. Ajo është e gjatë, e fortë si luan, flokëkuqe dhe shoqet ende nuk kanë mundur t’i gjejnë qoftë edhe një cen të vogël. Është vajzë e përsosur.L. KomidaKATËR SHOQEPlotëso me për të treguar kuptimin e saktë.i famshëm: njeri punëtor njeri i njohurkunj: copë druri në formë katrore shkop i vogël me majë të holluarcen: mungesë e metë Shëno me ose me .Miqësia e vajzave filloi që në klasën e parë. Ato sëmureshin nga bajamet që kur ishin në kopsht.Në klasën e tretë, tri prej tyre u operuan nga bajamet. Të gjithë i thërrisnin “katërshja e bajameve”. Cilën prej vajzave do të doje të kishe shoqe? Pse?Zgjidh dy prej vajzave dhe gjej të përbashkëtat e ndryshimet mes tyre.REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ Fjalë të rejaLexojmëT r e g i m74

