Page 78 - Demo
P. 78
Për mackën Sava, çdo natë ndodh e njëjta gjë. Sapo mbaron tasin me qumësht, duhet të shkojë të flejë, edhe nëse nuk i vjen gjumë. – Mackat kanë nevojë të flenë, ndryshe nuk rriten, – i thotë e ëma duke e përkëdhelur.Sava lan dhëmbët dhe mendon që mami do t’i lexojë ndonjë libër. Historitë e saj janë magjike. Papritur, Sava zbulon se ka diçka të çuditshme në shtëpi. Shumë të çuditshme, madje. Ç’të jetë, vallë? Jo, nuk është aromë, nuk është as ftohtë, as zhurmë e çuditshme...– Mami, mami! – bërtet Sava. Pse nuk ka dritë? Nuk po arrij të shoh as putrat e mia.– Harrova të blija qirinj, – i përgjigjet e ëma, – dhe veç një ka mbetur në tërë shtëpinë. Duhet të presim deri nesër që të blejmë të tjerë.Dy pika loti rrokullisen nëpër mustaqet e Savës. – Po përralla? – thërret Sava. – Ti nuk ma lexon dot në errësirë.– Kam një ide! – thotë e ëma duke vënë buzën në gaz. – Hidh një rrobë krahëve dhe dil në kopsht.LIBRI MAGJIK putër – këmbë kafshe.Fjalë të rejaÇfarë bënte Sava para se të flinte?______________ ______________ ______________Pse u mërzit Sava, aq sa i rrodhën lotët?Çfarë i propozoi e ëma?Si përfundon ky tregim?Mendo një mbyllje tjetër për këtë tregim.LEXOJ DHE KUPTOJ LexojmëT r e g i m76

