Page 82 - Demo
P. 82


                                    FRIKANë klasë, sot zbuluam se të gjithë ndonjëherë kanë frikë.Ketit i futin frikën merimangat. Alda dhe Viola kanë frikë nga errësira dhe kërcitjet e çuditshme. Mateo ka frikë nga fantazmat, edhe pse e di që ato nuk ekzistojnë. Besa dhe Anisa kanë frikë nga lufta. Suzi ka frikë të rrijë vetëm në shtëpi.– Të gjithë, ndonjëherë, kanë frikë nga diçka, – tha mësuesja, – të vegjël a të mëdhenj qofshin. Por edhe frika mund të jetë e dobishme ndonjëherë. Ajo na ndihmon të kuptojmë çfarë gjërash janë të rrezikshme. Për shembull, po të mos kishin frikë, njerëzit do të kalonin rrugën pa kontrolluar majtas-djathtas, apo gjëra të tilla.– Pastaj janë edhe ato gjërat e vogla që na frikësojnë, të cilat na ndihmojnë të rritemi, – vazhdoi mësuesja. – Siç ndodh ditën e parë të shkollës, kur duhet të kapërcesh druajtjen për të folur me të tjerët. Por nuk ke pse trembesh aspak.– Atëherë, – ndërhyra unë, – frika më e keqe është frika për të pasur frikë.– E vërtetë, – tha Keti, – frika prej frikës është frika më e frikshme!Që të gjithë, po që të gjithë pa përjashtim, ia plasëm gazit. Madje edhe mësuesja.N. Bertele - M. XhiraldoShëno me ose me .Çfarë zbuluan fëmijët?Të gjithë kanë frikë ndonjëherë. Të gjithë kanë frikë. Vetëm të vegjlit kanë frikë. Cilat ishin fjalët që e bënë mësuesen dhe të gjithë klasën të qeshnin?Mësuesja thotë se edhe frika mund të jetë e dobishme. Pse e thotë ajo këtë?Cila është frika jote më e madhe?REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ Shëno me gjërat e mëposhtme që të frikësojnë. merimangat errësira fantazmat lufta macet qentë dentisti gjilpërat.SHKRUAJLexojmëT r e g i m80
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86