Page 83 - Demo
P. 83
Dhelpër e mallkuar,Doli nga shtëpia.E kish marrë uria.Vajti për të gjuajtur.Sheh një pjergull me rrush plot,Bën t’i zërë e s’i zë dot,Dhe s’i s’mundi dot t’i zërë,Tha: “Qenkan rrush të pabërë.S’janë, jo, s’janë për mua,Nuk i dua, nuk i dua,Le t’i hajë ndonjë tjetër”.Ç’mund të thoshte zonja dhelpër? EzopiDHELPRA DHE RRUSHTË1. Dëgjo/lexo fabulën dhe diskuto rreth pyetjeve:Pse doli dhelpra nga shtëpia? Çfarë pa ajo kur doli nga shtëpia?Arriti ta kapë rrushin dhelpra? Pse?Ç’qëndrim mbajti ajo kur nuk e kapi dot rrushin?Po ti, kur e dëshiron shumë diçka dhe nuk mund ta arrish, si sillesh? E përçmon atë. E pranon që ka vlera, por nuk mund ta arrish. Përpiqesh akoma më shumë për ta arritur.Cila prej këtyre zgjidhjeve të duket e drejtë? Pse?2. Tregoje fabulën duke e ilustruar me hollësi nga teksti. 3. Luani në role fabulën.(Interpreto rolin e dhelprës; zgjidh një shok/shoqe për të realizuar rolin e autorit.)123Dëgjojmë81

