Page 84 - Demo
P. 84


                                    Pse me të kuqe?Shumë kohë më parë, vishesha i gjithi me të bardha. Kështu, rrëshqisja pa u vënë re mbi çatitë e mbuluara nga dëbora. Një natë, ndërsa përpiqesha të arrija slitëntime, drerët u nisën shumë shpejt. Po t’u bëja shenjë me duar e me këmbë, ata nuk do të më dallonin dot. Të thërrisja, ishte e pamundur, do të zgjoja fëmijët nga gjumi. Prita gati një orë mbi çati dhe i premtova vetes se kjo do të ishte hera e fundit. Kështu, i veshur me të kuqe, drerët e slitës e kanë shumë të lehtë të më dallojnë.Jo, s’jam llupësNjëherë e një kohë kam qenë i dobët e shtathedhur. Edhe nëse jam shëndoshur pak, po fare pak ama, kjo nuk do të thotë se jam llupës. Kini parasysh se natën kur shpërndaj dhuratat, në çdo shtet, në çdo shtëpi, fëmijët më lënë surpriza të vogla pranë oxhakut... pak puding në Angli, llokume në Rumani, fruta të sheqerosura në Kinë, kikirikë në Meksikë... I marr, sigurisht, dhe i ha pak nga pak gjatë gjithë vitit.Mjekra, krenaria imeTë dashur fëmijë, e keni vënë re se sa të butë e kam mjekrën? Ah, është krenaria ime! Duhet të kujdesem shumë për të, që t’iu pëlqej fëmijëve. SEKRETET E VOGLA TË BABAGJYSHITslitë – mjet që shërben për të rrëshqitur në dëborë; zakonisht tërhiqet nga kuajt ose nga qentë.shtathedhur – i gjatë.Fjalë të rejaLexojmëT r e g i m82
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88