Page 85 - Demo
P. 85
Dua t’ju them një sekret, por më premtoni se nuk do të talleni me mua. T’jua them? Mjekra ime është e butë, sepse unë e laj me shampo bebesh.Rregulli sipas babagjyshitSekreti im për ta mbajtur shtëpinë në rregull është or-ga-ni-zi-mi. Unë i sistemoj sendet sipas ngjyrës. Kështu, kapuçin e vendos në një raft me luleshtrydhet. Edhe po u bë me njollë, nuk do të duket. Çorapet dhe djathi rrinë bashkë dhe unë nuk e di se cili prej tyre i jep një aromë të lehtë tjetrit. Po brokolin, bizelet e spinaqin? I lë bashkë me koleksionin tim të bretkosave... Ato i kanë shumë qejf.H. Brie-Hake, F. BajeSi vishej shumë kohë më parë babagjyshi?Pse vendosi ta ndryshojë ngjyrën e veshjes?Pse është shëndoshur babagjyshi?Cila është krenaria e babagjyshit? Pse?Pse e ka gjithmonë të butë mjekrën babagjyshi?Pse i vendos bashkë babagjyshi kapuçin me luleshtrydhet? Ç’kanë të përbashkët çorapet me djathin kaçkavall? A e di ku jeton babagjyshi dhe si ua sjell dhuratat fëmijëve?Ke ndonjë ndodhi tënden me babagjyshin? Na e trego.Shkruaji babagjyshit një letër, ku t’i shprehësh dëshirën tënde.REFLEKTOJSHKRUAJLEXOJ DHE KUPTOJ 83

