Page 87 - Demo
P. 87
Kalendari është si një libër me shumë fletë dhe me forma të ndryshme. Aty shënohen ditët, javët dhe muajt e vitit. Ai mund të jetë me fletë të vogla, të veçanta për çdo ditë të vitit ose me 12 fletë, nga një për çdo muaj.Në kalendar shënohen të gjitha ditët e vitit, të ndara sipas muajve. Viti ka 365 ditë. Jo të gjithë muajt kanë numër të njëjtë ditësh. Disa muaj kanë 31ditë: janari, marsi, maji, korriku, tetori, dhjetori.Disa muaj kanë 30 ditë: prilli, qershori, gushti, shtatori, nëntori. Muaji shkurt bën përjashtim, sepse ka 28 ditë dhe një herë në katër vjet ka 29 ditë.KALENDARINë cilin muaj ka lindur secili nga shokët dhe shoqet e klasës? Plotëso tabelën duke ngjyrosur nga një kuti për çdo nxënës. Cili është muaji që ka më shumë datëlindje në klasën tënde?JanarShkurtMarsPrillMaj QershorKorrikGushtShtatorTetorNëntorDhjetor2. Gjej në kalendar dhe shëno me të kuqe datëlindjet e pjesëtarëve të familjes sate. Në cilën javë të muajit janë? Në cilën ditë të javës janë?3. Bëj kalendarin e muajit në të cilin ndodhemi.123Lexojmë85

