Page 91 - Demo
P. 91
Që prej asaj dite, siç e merrni me mend, ajo nuk lë rast pa u stërvitur.Për më tepër vëllai i saj, babi, mami, që të gjithë pjesëtarët e familjes së Martinës dinë të notojnë. Po, po, të gjithë. Madje edhe Patapufi, qenushi i saj!Kjo është një gjë vërtet shumë e bukur.G. Delae, M. MarlieShëno me përgjigjen e saktë.Martina është anëtare: e klubit të notit, e skuadrës së lojërave të ujit, e pishinës së lagjes.Po organizohet: një garë, një ndeshje, një koncert.Prindërit dhe shoqet erdhën: të mbështesin Martinën, ta ndihmojnë, t’i japin zemër.Gara: u fitua nga Tritonët, u fitua nga Delfinët, përfundoi me barazim.Martina: do ta ndërpresë stërvitjen, do ta vazhdojë stërvitjen, mezi po pret verën.Në familjen e Martinës: të gjithë notojnë, noton vetëm Martina, noton edhe Patapufi.Po ti, di të notosh? Ku ke mësuar?Çfarë lojërash di të luash në ujë?Je anëtar i ndonjë klubi sportiv? Na trego për të.REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ Shkruaj në fletore tri pyetje që do të doje t’i bëje Martinës.SHKRUAJ89

