Page 93 - Demo
P. 93


                                    REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ LOJA E FLAMURITFjalë të rejapalestër – sallë e madhe, e pajisur me vegla të posaçme për të zhvilluar ushtrime gjimnastikore.skuadër – grup njerëzish të bashkuar për të kryer të njëjtën punë.Luani me shokët dhe shoqet lojën e flamurit.VEPRIMTARILoja e flamurit mund të luhet në palestër, në kopsht, në lëndinë etj. Në këtë lojë marrin pjesë tre ose më shumë lojtarë, por gjithnjë në numër tek.Për të luajtur nevojitet një shami, pra “flamuri”. Lojtarët ndahen në dy skuadra dhe vendosen në rresht. Secilit lojtar i caktohet një numër. Numri 1 i njërës skuadër do të vendoset përballë numrit 1 të skuadrës tjetër, e kështu me radhë.Lojtari që mbetet jashtë skuadrave, mban në dorë flamurin dhe thërret me zë të lartë një numër.Në këtë çast, lojtarët e të dyja skuadrave që mbajnë atë numër duhet të vrapojnë të kapin flamurin. Pasi ta kenë kapur, kthehen me vrap në vendin e tyre.Lojtari që nuk arrin ta kapë dot flamurin, duhet ta ndjekë me vrap kundërshtarin dhe ta prekë para se të mbërrijë te skuadra e tij. Sa herë që një lojtar arrin ta kapë flamurin pa u prekur nga kundërshtari, fiton një pikë. Lojën e fiton skuadra që mbledh më shumë pikë.Ku luhet loja e flamurit?Sa lojtarë marrin pjesë në të?Çfarë nevojitet për të luajtur këtë lojë? Cilat janë rregullat e saj? Të pëlqen kjo lojë? Po? Jo? Pse? Si je sjellë kur skuadra jote ka fituar? Po kur ka humbur?Kujto lojëra të tjera që luan me shokët. Trego si luhen ato.Lexojmë91
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97