Page 95 - Demo
P. 95
REFLEKTOJPo ty të pëlqen futbolli? Si mendon, çfarë ka të veçantë kjo lojë?Çdo të diel, Agimi, kushëriri im, shkon dhe stërvitet me skuadrën e “Drilonit”. Ai është portieri i skuadrës.Shpesh, unë me babin dhe dy shokët e mi të klasës, Marion dhe Altinin, shkojmë dhe e shohim kur stërvitet.Skuadra e tij është shumë e mirë. Ka lojtarë të rinj dhe me shumë energji. Gjithë kohën janë në lëvizje, pasojnë topa, bëjnë gola. Agimi i pret pothuajse të gjitha gjuajtjet, edhe pse porta është e lartë mbi dy metra dhe e gjerë shtatë metra.Agimi mban doreza lëkure dhe në gjunjë ka mbrojtëse. Uniforma e tij është me ngjyrë blu dhe të zezë. Atletet i ka të zeza.Ne i ndjekim gjithë emocion lojtarët e “Drilonit”. Agimi na sheh dhe na përshëndet.Kur mbaron ndeshja, kthehemi në shtëpi. Pranë pallatit kemi një fushë të vogël, ku luajmë futboll. Veshim shpejt kostumet tona sportive dhe vrapojmë së bashku drejt fushës. Luajmë si sportistë të vërtetë. Vetëm të na shihni. Edhe njëri-tjetrin e thërrasim me emrat e sportistëve të “Drilonit”.M. ÇanoSA MË PËLQEN FUTBOLLI!T r e g i mLEXOJ DHE KUPTOJ energji – gjallëri.uniformë – veshje e njëjtë për një grup njerëzish që kryejnë të njëjtën veprimtari.Fjalë të rejaShëno me përgjigjen e saktë.Agimi stërvitet me skuadrën e: Drilonit, Skampinit.Ai është: mbrojtës, portier.Skuadra e Agimit ka: lojtarë të rinj, lojtarë të mirë.Uniforma e Agimit është me ngjyrë: blu dhe të zezë të bardhë e të zezë.Kushëriri e shikon Agimin kur stërvitet: me shokët me shokët dhe babin.Djali luan me shokët: tek oborri i shkollës, te një fushë e vogël pranë pallatit.Ata luajnë: si sportistë të vërtetë, pa zbatuar rregullat e lojës.Lexojmë T r e g i m93

