Page 96 - Demo
P. 96
LexojmëBasketbolli është një nga sportet më të pëlqyera dhe të ndjekura në botë. Ai luhet në palestër ose në natyrë, mjafton të ketë një sipërfaqe të sheshtë dhe drejtkëndore, me nga një kosh në të dyja anët e saj. Qëllimi i lojës është të shënosh më shumë pikë se sa kundërshtari, duke e hedhur topin sa më shpesh në koshin e kundërshtarit. Por, duhet edhe ta ndalosh kundërshtarin ta hedhë topin në koshin tënd.Loja luhet me 5 lojtarë për secilën skuadër. Uniforma përbëhet nga një palë tuta të shkurtra dhe një kanotiere, e cila mban numrin e lojtarit. Në këtë lojë nuk lejohet vrapimi me top në dorë, pa e përplasur topin në dysheme. Në gjuhën sportive, ky rregull quhet “driblim”.SI TË LUASH BASKETBOLLKu luhet loja e basketbollit?Sa lojtarë marrin pjesë në të?Cili është qëllimi i kësaj loje?Çfarë uniforme veshin basketbollistët?Pse driblimi është shumë i rëndësishëm në këtë lojë?1. Gjatë lëvizjes në fushë, duhet të luash me topin vetëm me njërën dorë. 2. Kontrolloje topin duke i hapur gishtat mbi top.3. Mbaje dorën mbi top, duke e kapur topin me gishtërinj dhe lëviz kyçin e dorës.4. Lëviz përpara në majë të gishtave dhe përthyeji pak gjunjët që të ruash ekuilibrin.5. Mbuloje topin me trup, që ta ruash nga kundërshtarët. 6. Kur ndalon, duhet ta pasosh topin ose të gjuash.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJTë pëlqen kjo lojë? Pse?Ke provuar të luash basketboll? Ke dëshirë të luash? Pse?Pyet prindërit se cilat janë skuadrat më të njohura të basketbollit në botë. Shkruaji emrat e tyre në fletore.SHKRUAJJa disa rregulla që duhet të ndjekësh gjatë lojës së basketbollit:94

