Page 98 - Demo
P. 98
Tina dhe Dea janë shoqe të ngushta. Ato janë moshatare dhe jetojnë në të njëjtën lagje. Tina nuk dëgjon dhe nuk flet. Për t’u kuptuar me të, Dea ka mësuar gjuhën e shenjave.Shoqet merren vesh me njëratjetrën nëpërmjet lëvizjes së gishtave.Kur vendosin dorën në gojë, do të thotë se janë të lira. Kur gishti i madh i dorës drejtohet poshtë, do të thotë se ato duan të dalin jashtë të lozin.Kur gishti i madh i dorës drejtohet lart, ato i thonë njëra-tjetrës: – Po.Kur gishti i madh i dorës drejtohet nga vetja, do të thotë: – Hajde në shtëpinë time, të luajmë së bashku.Kështu, Dea çdo ditë mëson shenja të reja dhe çdo ditë miqësia e tyre bëhet edhe më e fortë.K. NostlingëDY SHOQETShëno me ose me .Tina dhe Dea janë shoqe të ngushta. Vajzat janë moshatare. Ato mësojnë në një klasë. Dea nuk dëgjon e nuk flet. Shoqet merren vesh nëpërmjet lëvizjes së gishtave. Dea mëson çdo ditë shenja të reja. Çdo ditë miqësia e tyre bëhet më e fortë.Në grupe dyshe luani lojën e vajzave, duke krijuar shenja të tjera komunikimi me duar.REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ M I Q Ë S ILexojmëT r e g i m96

