Page 23 - Demo
P. 23


                                    2 Kujdesi për vetenDiskutojmëKa raste që ne hamë ushqime të pashëndetshme. Pse ndodh kjo?Nëse hani ushqime që përmbajnë shumë yndyrë, sheqer dhe kripë, dieta juaj është e pashëndetshme. Yndyra dhe kripa dëmtojnë zemrën.Sheqeri dëmton dhëmbët. Ata duhet t’i lani në mëngjes dhe në mbrëmje, para se të flini. Ngrënia e tepërt është e dëmshme për shëndetin, sepse trupi e grumbullon ushqimin në formën e dhjamit. Kjo shkakton mbipeshë të trupit.PyetjeKopjoni dhe plotësoni fjalitë e mëposhtme.1. Sheqeri i tepërt është i dëmshëm për ___________tuaj.2. Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrë dhe kripë dëmtojnë __________.Mësuam seDieta me ushqime që përmbajnë shumë yndyrë, kripë dhe sheqer, është e pashëndetshme.A e gjeni dot? A është i mirë lëngu i frutave për dhëmbët? Si mund ta zbuloni këtë? Diskutoni me shokët dhe shoqet.Disa njerëz nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë, ndaj janë shumë të dobët. Trupi i tyre nuk është i shëndetshëm.21
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27