Page 29 - Demo
P. 29
Është gjallesë apo jogjallesë?Veprimtaria 3.1Mjetet e nevojshmetabak letre • lapsa • figura gjallesash dhe jogjallesash Së bashku me shokun/shoqen e bankës, ndajini figurat në dy grupe:• gjallesa• jogjallesa.Për grupimin e tyre mund të mbështeteni në shtatë proceset jetësore të gjallesave.Cilën prej figurave e patët të vështirë ta vendosnit në grupin e duhur? Shpjegoni pse. Gjallesat:• kanë nevojë për ajër, që të marrin frymë • kanë nevojë për ujë dhe për ushqim• mund të lëvizin• kanë shqisa• bëjnë të vegjël• rriten• nxjerrin jashtë lëndët e panevojshme Këto janë shtatë proceset jetësoretë gjallesave.DiskutojmëSi mund ta dallojmë një gjallesë nga një jogjallesë?Mësuam seGjallesat kanë nevojë për ajër, ujë dhe ushqim. Ato kanë shqisa, rriten, mund të lëvizin, të bëjnë të vegjël, si dhe të nxjerrin jashtë lëndët e panevojshme.Pyetje1. Cilat janë disa nga proceset jetësore të gjallesave?2. Kali mund të hajë, të pijë, të shikojë dhe të vrapojë. A është i gjallë ai?3. Balona lëviz dhe fluturon. A është e gjallë ajo? 3 Gjallesat 27

