Page 31 - Demo
P. 31
Bimët e prodhojnëvetë ushqimin e tyre. Për prodhimin e tij, ato përdorin dritën e diellit dhe dioksidin ekarbonit të ajrit. Ushqimiprodhohet në gjethe dhe gjatë këtij procesi, bima thith dioksidin e karbonit dhe çliron oksigjen.DiskutojmëPërmendni disa kafshë të egra dhe shtëpiake. Me se ushqehen ato?Veprimtaria 3.2Ushqejmë zogjtëMjetet e nevojshme enë plastike • spango • yndyrë • fara për zogjtëHapni dy brima në buzët e enës plastike.Shkrini yndyrën (me ndihmën e një të rrituri).Kur të fillojë të ftohet, përziheni yndyrën me farat.Hidheni me kujdes përzierjen në enën plastike (mos e mbushni plot).Pasi përzierja të jetë ftohur, kalojeni spangon në të dyja brimat e enës dhe vareni atë në degën e një peme.Pyetje1. Cilat janë fazat e rritjes së njeriut?2. Si e prodhojnë bimët ushqimin e tyre?3. Po njerëzit, nga e marrin ushqimin?UshqyerjaKafshët ushqehen me bimë dhe kafshë të tjera. Sipas ushqimit që hanë, ato grupohen në: kafshë barngrënëse, kafshë mishngrënëse dhe kafshë gjithçkangrënëse. Disa kafshë i ushqejnë të vegjlit e tyre me qumësht. Mësuam seKafshët dhe bimët rriten.Bimët përdorin dritën e diellit për të prodhuar ushqimin e tyre.Kafshët ushqehen me bimë dhe kafshë të tjera. Ato grupohen në: kafshë barngrënëse, kafshë mishngrënëse dhe kafshë gjithçkangrënëse.3 Gjallesat 29

