Page 32 - Demo
P. 32
3.3 Riprodhimi dhe lëvizja e gjallesave30 3 GjallesatFjalët kyçeriprodhoj mbartRiprodhimi pasardhësKanguri nënë me të voglin e sajnë xhep.Zogjtë po ndërtojnë folenë e tyre.Nëna arushë me dy të vegjlit e saj.Gjallesat riprodhohen. Kur rriten, bimët dhe kafshët riprodhohen. Bima bën fara, kurse zogjtë bëjnë vezë, nga të cilat dalin zogj të vegjël. Kafshët e tjera lindin të vegjël.Shumica e kafshëve e përgatitin vetë një vend të sigurt për vezët ose për të vegjlit. Disa kafshë i mbartintë vegjlit e tyre.Ka kafshë që nuk përgatitin një vend të sigurt për pasardhësit e tyre. Kështu, atyre u duhet të kujdesen vetë për veten.Peshqit e vegjël notojnë në ujë sapo lindin.Krimbat i lënë të vegjlit e tyre të kujdesen vetë për veten.30

