Page 36 - Demo
P. 36
Trupi ynë lëviz në mënyra të ndryshme.3.5 Muskujt3 GjallesatMuskujt na ndihmojnë të lëvizimKockat janë të forta. Ndonëse ato nuk përkulen, trupi lëviz.Të gjitha kafshët me skelet kanë muskuj të lidhur me kockat. Muskujt janë pjesë të trupit, që na ndihmojnë të lëvizim në mënyra të ndryshme.Muskujt ndodhen poshtë lëkurës. Ata mbështjellin skeletin dhe i japin formë trupit. Muskujt punojnë përherë në dyshe. Kur njëri muskul mblidhet dhe e tërheq kockën me të cilën është i lidhur, muskuli tjetër lëshohet. Kjo e bën kockën të lëvizë.Fjalë kyçemuskuj mblidhetlëshohetSi punojnë muskujt?Muskujt tërheqin kockat dhe i vënë në lëvizje. Gjatë punës së tyre, muskujt zgjaten ose shkurtohen. Kur muskuli shkurtohet, ai ngre kockën me të cilën është i lidhur. Në këtë rast, themi se muskuli mblidhet. Tërheqja dhe lëshimi i muskujve na mundësojnë të kryejmë lëvizje të ndryshme.Kur muskujt lëshohen, ata zgjaten dhe trupi bie në qetësi.krahu ngrihet krahu uletmuskuli A mblidhetmuskuli B lëshohetmuskuli A lëshohetmuskuli B mblidhet34

