Page 37 - Demo
P. 37
3 GjallesatDiskutojmëSi mund t’i bëjmë muskujt më të fortë?Pyetje1. Sa të fortë janë muskujt e krahut tënd?Bëj një provë për ta zbuluar këtë.2. Si mendon, pse zemra nuk është e lidhur me asnjë kockë?Mësuam seMuskujt na ndihmojnë të lëvizim.Muskujt janë të lidhur me kockat.Muskujt punojnë në dyshe.Veprimtaria 3.5Provojmë muskujtShikoni me vëmendje muskujt e krahut tuaj dhe ata të fëmijëve në figurë. Merrni një libër të madh dhe ngrijeni lart, ngadalë. Dorën tjetër vendoseni në pjesën e sipërme të krahut. Uleni krahun ngadalë dhe vëreni se si ndryshojnë muskujt.Tani shtrijeni krahun dhe vëreni se çfarë ndodh me muskujt në këtë rast. Mjetet e nevojshmenjë objekt i rëndë, për shembull një libër i madhZemra është një muskul i veçantë, i cili nuk lidhet me asnjë kockë.35

