Page 5 - Demo
P. 5
Paketa e lëndës “Dituri Natyre” për klasën e tretë përbëhet nga Libri i nxënësit, Fletorja e punës dhe Libri i mësuesit. Ajo është hartuar në përputhje me kurrikulën e fushës së shkencave të natyrës dhe me programin e lëndës “Dituri Natyre”. Librat janë të këndshëm, të përshtatshëm dhe të lehtë në përdorim, si për nxënësin, ashtu edhe për mësuesin. Libri dhe Fletorja nxitin përfshirjen aktive të nxënësit në përmbajtjen e lëndës, si dhe zhvillojnë aftësitë bazë të kërkimit shkencor. Libri i nxënësit mbështetet në programin e klasës së tretë të lëndës “Dituri Natyre”. Ai përbëhet nga pesë kapituj, renditja e të cilëve jo domosdoshmërisht duhet të ndiqet nga mësuesi. Gjatë procesit të mësimdhënies, ai është i lirë t’i renditë ato si t’i duket më e përshtatshme. Libri dhe Fletorja përmbajnë shumë figura dhe pyetje që mund të shfrytëzohen për diskutime në klasë. Theksi vihet te lidhja që duhet të bëjë nxënësi mes jetës së përditshme dhe ideve shkencore. Përgjatë librit do të gjeni ide për veprimtari praktike, që i ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësitë e kërkimit shkencor dhe të rritin kuriozitetin. Pyetjet në rubrikën “Kontrolloni përparimin tuaj” mund të përdoren për të vlerësuar nxënësin.Është e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme që mësuesi t’i drejtohet Librit të mësuesit për përdorimin me efikasitet të Librit të nxënësit dhe të Fletores së punës gjatë procesit të mësimdhënies. Libri i mësuesit përmban udhëzime të detajuara për mësimdhënien e të gjithë kapitujve, ide për veprimtari që mund të zhvillohen në klasë dhe shënime mbi të gjitha veprimtaritë që përmban Libri i nxënësit. Ai përmban një numër të madh fletësh pune, si dhe përgjigjet e të gjitha pyetjeve në Librin e nxënësit. Nxënësi mund të përdorë Fletoren e punës krahas Librit të nxënësit. Ajo përmban ushtrime të ndryshme që e ndihmojnë nxënësin të zhvillojë të kuptuarit, të praktikojë fjalorin, të zbatojë njohuritë në situata të reja dhe të zhvillojë aftësitë e shqyrtimit. Nxënësit mund t’i përfundojnë ushtrimet në klasë ose ato mund t’u jepen si detyrë shtëpie.Shpresojmë se paketa “Dituri Natyre” do t’ju pëlqejë!Contents IntroductionHyrjeHyrje3

