Page 52 - Demo
P. 52
4.25 Taste and smell Materialet magnetikeFjalë kyçemagnet tërheqmagnetik jomagnetikAnita ka një magnet. Magnetët janë të llojeve të ndryshme.Genti hoqi nga dera e frigoriferit një figurë me magnet dhe u përpoq ta vendoste në kanatin prej druri të bufesë, por ajo nuk qëndroi në të. Pse?Disa materiale tërhiqen nga magnetët. Këto materiale quhen materiale magnetike.Materialet që nuk tërhiqen nga magnetët janë jomagnetike. Magnetët përdoren për të ndarë materialet magnetike nga materialet jomagnetike. Figura përbri tregon një magnet që ndan për riciklim metalet magnetike nga pjesa tjetër e mbetjeve.Pyetje1. Përmendni emrin e një materiali magnetik.2. Cilat materiale nuk janë magnetike? Renditni tri prej tyre.3. Pse figura me magnet nuk qëndroi në kanatin e bufesë?50 4 Materialet

