Page 57 - Demo
P. 57


                                    Diskutojmë  Pse themi që magnetët ushtrojnë forca?A e gjeni dot?Si do të provonit që largësia që përshkon topi, varet nga madhësia e forcës shtytëse apo tërheqëse që ushtrojmë mbi të?Pyetje1. Çfarë forcash keni përdorur gjatë ditës së sotme?2. Renditni emrat e pesë objekteve që i lëvizni duke i tërhequr.3. Përmendni emrin e një loje me top, gjatë së cilës ndryshoni drejtimin e lëvizjes së tij.Mësuam seShtytja dhe tërheqja janë forca.Forcat përdoren për të vënë në lëvizje objektet, për t’i ndalur ato, ose për të ndryshuar drejtimin e lëvizjes së tyre.Magnetët mund të përdoren për të ngritur objekte magnetike.Forcat i vënë në lëvizje objektet ose i ndalin atoVeprimtaria 5.1 Mjetet e nevojshmenjë top • një shishe me pak ujë balonë • karrocë • lapsSë bashku me shokun ose shoqen tuaj vini në lëvizje secilin prej objekteve që keni sjellë në klasë.Si e vutë në lëvizje objektin, duke e shtyrë apo duke e tërhequr? Provoni ta ndalni atë.Si vepruat në këtë rast: duke e shtyrë apo duke e tërhequr objektin?Tani përpiquni të ndryshoni drejtimin e lëvizjes së tij.5 Forcat dhe lëvizja 55
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61