Page 61 - Demo
P. 61


                                    5 Forcat dhe lëvizjaDiskutojmëSi mund ta matim madhësinë e forcës?Pyetje1. Renditini rastet e mëposhtme, nga ai ku ushtrohet forca më e madhe, te rasti ku ushtrohet forca më e vogël.• Kali tërheq karrocën.• Vajza ngre librin.• Treni tërheq vagonët.• Zogu ngre me sqep një gjethe.2. Sibora po zgjat një shirit elastik. Çfarë force ushtron ajo: tërheqëse apo shtytëse?Hulumtimi i madhësisë së forcësVeprimtaria 5.3 Mjetet e nevojshmenjë tullumbace • objekte të ndryshmeShtyni me tullumbace një objekt, derisa ai të lëvizë. Sa më fort ta shtyni aq më shumë do të ngjishet tullumbacja. Tani shtyni me tullumbace pesë objekte të ndryshme. Shkruani në fletore çfarë vutë re gjatë kësaj prove. Tregoni se çfarë force ushtruat mbi secilin objekt: një forcë të vogël, mesatare apo të madhe? Mësuam seForcat kanë madhësi të ndryshme.Për të lëvizur objekte të mëdha, nevojiten forca të mëdha.59
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65