Page 64 - Demo
P. 64


                                    5.5 FërkimiForca që krijohet nga fërkimi i dy sipërfaqeve me njëra-tjetrën, quhet fërkim. Disa materiale krijojnë më shumë fërkim sesa të tjerat. Fjalë kyçefërkim kapi lëmuar i ashpërKur duart fërkohen, ndërmjet tyre vepron forca e fërkimit.Klea po rrëshqet në një rrëshqitëse. Midis rrobave dhe sipërfaqes së rrëshqitëses ka fërkim.Nëse fërkojmë duart me njëra-tjetrën, ato do të ngrohen. Ai bën të mundur që këpucët të \së dyshemesë, duke penguar rrëshqitjen.Në bejsboll, fërkimi ndërmjet topit dhe shkopit e ndihmon topin të ndryshojë drejtimin e lëvizjes.Akulli është i rrëshqitshëm. Fërkimi mes paftës së hokejit dhe akullit është i vogël, prandaj ajo rrëshqet lehtësisht kur lojtari e godet me shkop.Fërkimi mund të ndihmojë lëvizjen e objekteve ose ta pengojë atë. Kështu, fërkimi mes këpucëve dhe sipërfaqes së dyshemesë na ndihmon të ecim. Nëse rrokullisim diçka mbi një sipërfaqe, ajo do të ngadalësohet dhe do të ndalojë për shkak të fërkimit. Forca e fërkimit ndryshon edhe drejtimin e lëvizjes së objekteve.62 5 Forcat dhe lëvizja
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68