Page 65 - Demo
P. 65
DiskutojmëPse nuk mund të përdorim këpucë tëzakonshme për të lëvizur mbi akull? Si duhet të jenë ato? Mësuam seForca e fërkimit krijohet nga fërkimi i dy sipërfaqeve me njëra-tjetrën.Madhësia e forcës së fërkimit varet nga ashpërsia e të dyja sipërfaqeve që fërkohen.Matja e forcës së fërkimitVeprimtaria 5.5Mjetet e nevojshmekarrocë e vogël • forcëmatës • sipërfaqe të ndryshmePër të lëvizur një objekt mbi një sipërfaqe ku ka shumë fërkim, nevojitet një forcë më e madhe. Forcën e fërkimit mund ta matim me forcëmatës.Planifikoni një hulumtim rreth fërkimit.Për këtë, vendosni një karrocë mbi sipërfaqe të ndryshme dhe tërhiqeni atë me forcëmatës. Përpara se të bëni provën, parashikoni se cila sipërfaqe do të krijojë më shumë fërkim: një sipërfaqe e lëmuar apo një sipërfaqe e ashpër?Si do të veproni për ta gjetur këtë? Po rezultatet, ku do t’i shënoni?Pas përfundimit të provës, shpjegoni se çfarë vutë re. Pyetje1. Kur vepron forca e fërkimit?2. Elisës i pëlqen shumë të rrëshqasë në rrëshqitëse. Ajo ka vënë re se rrëshqet më shpejt e veshur me pantallona të gjata, sesa me të shkurtra. Shpjegoni pse.5 Forcat dhe lëvizja 63

