Page 68 - Demo
P. 68
4ReferencaSi të përdorni vizoren për të matur lartësinë e një objekti Vendoseni vizoren në mënyrë të tillë që, numri zero të jetë në një vijë me fundin e objektit, i cili në rastin tonë është bima. Si të përdorni termometrin për të matur temperaturën e ajrit Mbajeni termometrin nga pjesa që nuk ka zhivë. Vëzhgoni se ku arrin niveli i zhivës, i cili tregon dhe vlerën e temperaturës. Kujdes! Mos e mbani termometrin nga pjesa e zhivës, sepse do të matë temperaturën e gishtave tuaj.Në këtë pjesë të tekstit trajtohen disa aftësi për kërkimin shkencor, të cilat janë të nevojshme për këtë nivel. Ato mbështeten mbi njohuritë që keni marrë deri tani. Ju mund t’iu riktheheni këtyre aftësive sa herë që të keni nevojë.Shikoni me vëmendje ku arrin maja e bimës, për të gjetur në vizore numrin që i përgjigjet lartësisë së saj. Kujdes! Shpeshherë, numri zero nuk ndodhet në fund të vizores, por diku më sipër. Niseni matjen vetëm nga zeroja.Referenca66

