Page 10 - Demo
P. 10


                                    Fjalë kyçe: prejardhje, paraardhës, zakone, tradita, dialekt, veshjet, muzika, vallet, arkitektura, historiaNdahuni në çifte dhe përpiquni të përmendni sa më shumë vende prej nga vijnë paraardhësit tuaj. Këto mund të jenë qytete ose fshatra. Disa prej jush mund të kenë ardhur vetë nga vende të tjera. A mund t’i përmendni këto vende? A ka në klasën tuaj fëmijë që nuk flasin gjuhën shqipe në familje? Çfarë gjuhe flasin ata? Kërkojuni t’ju mësojnë një përshëndetje në gjuhën e tyre.Në vendet ku jetojmë, ne kemi traditat, veshjet, ushqimin, mënyrën se si kujdesemi për njëri-tjetrin, për sendet, për kafshët. Këto na dallojnë nga njëri-tjetri. Edhe nëse largohemi nga vendlindja jonë, ne nuk e harrojmë prejardhjen tonë dhe veçantitë e saj.Dalloj që unë me shokët dhe shoqet e mia ndryshojmë nga dialekti, mënyra si jetojmë, traditat e të tjera.Kuptoj se kam çfarë të mësoj nga të tjerët, ashtu si të tjerët kanë çfarë të mësojnë nga unë. Çfarë do të mësojmë: veshjemuzikëvallearkitekturëhistoriMësimi Shumë kultura, një vend28
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14