Page 16 - Demo
P. 16
Kuptoj se ndryshimet mes meje dhe shokëve të klasës janë pasuri dhe jo pengesë për mirëkuptim. Çfarë do të mësojmë: Dita e traditësJoni, Ada dhe Hana do të marrin pjesë në një aktivitet ku do të veshin kostume nga zonat e tyre. Në fillim, ata diskutojnë me radhë për prejardhjen e tyre. Hana dhe Ada nuk po bien dakord për kostumet që duan të veshin. Të dyja kanë lindur në Vlorë dhe të dyja duan të veshin kostumin popullor të kësaj zone. Megjithatë, ato e dinë që do të ishte më mirë sikur të kishin kostume të ndryshme. Atëherë, Hana sugjeron që të veshë ajo kostumin e Vlorës, pasi prindërit e saj janë të dy nga Vlora. Kurse Ada të veshë kostumin e Dropullit, meqë gjyshja e saj është minoritare. Më pas, fëmijët caktojnë detyrat që do të kryejë secili prej tyre.Joni do të gjejë në internet modele kostumesh popullore. Hana do t’i kërkojë ndihmë babait për materialet që do t’u duhen për të realizuar veshjet: copa me ngjyra të ndryshme, temina, fjongo, lidhëse, rruaza dhe mjete të tjera të nevojshme.Ada do t’i kërkojë gjyshes dhe shoqeve të saj që t’i ndihmojnë për realizimin e kostumeve.Kur kostumet të jenë gati, fëmijët do të bëjnë prova me to. Sa do të kënaqen ata!Mësimi Të ndryshëm, por bashkë5Fjalë kyçe: kostume popullore, bashkëpunim, zgjidhje14

