Page 25 - Demo
P. 25
VeprimtariAa cb Përshkruaj.Secili nga ne ka diçka te vetja që i pëlqen. Dikujt i pëlqen pamja, dikujt i pëlqejnë aftësitë e tij në komunikim, dikujt tjetër, aftësia për të ndihmuar të tjerët kur kanë nevojë. Përshkruaj cilësinë që të pëlqen më shumë te vetja. Më pas, diskuto me shokun/shoqen. Po ai/ajo, a ka të njëjtin mendim me ty?Të gjithë kemi të drejtën të shfaqim e të zhvillojmë aftësitë tona. Aa cb Diskuto.Derrkucja po mëson të bëjë patinazh. E ka të vështirë, por shokët e mbështesin. Si mendon se ndihet ajo? Trego një përvojë të ngjashme. A ia dolët mbanë që në fillim?Aa cbReflekto.Derrkucja tregon se kur bën diçka dhe nuk ia del mbanë që në fillim, përpiqet t’i bëjë gjërat sërish. Po ty të ka ndodhur të mos realizosh diçka menjëherë? Trego:- Si je ndier? - A je dorëzuar apo e ke provuar sërish?- Si të kanë ndihmuar shokët?23

