Page 26 - Demo
P. 26
Fjalë kyçe: interesa, pasione E mban mend ditën e parë të shkollës? Sa prej shokëve apo shoqeve të klasës njihje që më parë? Tani që i njeh të gjithë, e ke kuptuar se nuk jeni njësoj. Drinit i pëlqen të lexojë, kurse Evës i pëlqen të luajë me top. Blertës i pëlqen muzika moderne, Erblinit i pëlqen muzika popullore. Ne nuk mund t’i zgjedhim shokët dhe shoqet e klasës, por të gjithë mund të përpiqemi që të shkojmë mirë me ta. Gjithashtu, ne mund të zgjedhim si dhe me kë ta kalojmë kohën e lirë, si për shembull, nëse duam të shkojmë në kursin e muzikës apo në atë të kompjuterit.Ne kemi interesa e pasione, edhe të ndryshme, edhe të përbashkëta. Çfarë do të mësojmë: Mua më pëlqen rroku.Të dyve na pëlqen kitara.Unë preferoj muzikën klasike.Megjithatë të gjithë jemi shokë të një klase. Mua më pëlqen të lexoj. Ne na pëlqen të luajmë së bashku.Mësimi2Ne dhe interesat tanë24

