Page 28 - Demo
P. 28


                                    Ne bëjmë pjesë në shumë grupe. Familja është një grup, klasa është një grup, shokët e pallatit përbëjnë një grup tjetër. Brenda grupit, secili ka rolin dhe përgjegjësitë e veta. Fëmijët kanë përgjegjësi të mësojnë në shkollë, të ndihmojnë në familje, e kështu me radhë. Kur bashkëpunojmë, puna bëhet më e lehtë dhe të gjithë ndihen më mirë. Fjalë kyçe: përgjegjësi, pasojë, drejtësi,emocion, bashkëpunimËshtë e rëndësishme që anëtarët e grupit të njohin dhe të zbatojnë rregullat. Çfarë do të mësojmë: Rregullat na ndihmojnë të zgjidhim problemet me drejtësi. Është përgjegjësia jonë të ndjekim rregullat në mënyrë që askush të mos lëndohet dhe të mos trajtohet padrejtësisht. Nëse nuk ndjekim rregullat, duhet të përballemi me pasojat. Pasoja është diçka që ndodh nëse nuk kryejmë një detyrë të caktuar. Për shembull, nëse ti je te grupi i kitarës dhe nuk mëson pjesën që do të luhet në grup, nuk do të marrësh pjesë në koncertin e radhës. Të gjithë jemi përgjegjës për riciklimin e mbetjeve.Drini dhe Era kanë përgjegjësinë të palosin rrobat e thara. Kujdes! Nëse e shtyn rrotullamen shumë shpejt, mund të vritet ndonjëri.Mësimi3 Le të bashkëpunojmë26
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32