Page 30 - Demo
P. 30
Respekti shprehet në mënyrën se si i trajtojmë të tjerët.Të tregosh respekt do të thotë të mos u bësh keq të tjerëve, t’i ndihmosh ata në rast nevoje, të sillesh mirë me ta. Të tregosh respekt për veten do të thotë të mos bësh gjëra që e di se do të të lëndojnë.Kur mund të flasim për “respekt”?- Ti nderon (respekton) një figurë historike për atë që ka bërë.- Ti ndjek rregullat e familjes, për t’u treguar prindërve se i respekton.- Ti nuk bën zhurmë në bibliotekë, për të treguar se e respekton nevojën e të tjerëve për të lexuar në qetësi.Kuptoj se respekti është veprim dhe mendim.Mësoj si të veproj dhe të mendoj, në mënyrë që t’u tregoj të tjerëve se përkujdesem për ndjenjat dhe mirëqenien e tyre. Çfarë do të mësojmë: Fjalë kyçe: respekt, ndjenja, mirëqenie, lëndojRespekti fillon duke kuptuar dhe pranuar veten e të tjerët ashtu siç janë.Ai është i domosdoshëm për të jetuar në paqe me veten dhe të tjerët në shoqëri.Mësimi Respekti ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve 428

