Page 31 - Demo
P. 31
VeprimtariTi je në bibliotekë dhe po lexon një libër që është shumë për të qeshur. Ti qesh me zë dhe i thërret shoqes që të vijë e të shohë çfarë po lexon. Me respekt – Edhe pse nuk bie dakord me dikë, mund t’i trajtosh me respekt, duke folur me zë të qetë për çështjen, në mënyrë që të mos lëndosh askënd.Prindërit të thonë se nuk mund të shkosh te shtëpia e shokut. Ti je inatosur, prandaj u thua se nuk je dakord dhe se ke nevojë të rrish pak vetëm.Me respekt – Ti e di se ndjenjat e dikujt do të lëndohen, prandaj mendohesh përpara se të flasësh.Ti do shumë që një grup fëmijësh në shkollë të të pranojnë. Për t’u bërë përshtypje, ti hidhesh nga një pemë e lartë.Pa respekt – Ti nuk po i merr parasysh nevojat e personave të tjerë që po përpiqen të punojnë dhe kanë nevojë për qetësi.Një vajzë e re ka ardhur në klasë dhe vishet ndryshe nga ti. Ty nuk të pëlqejnë veshjet e saj, por nuk ia thua askujt opinionin tënd. Pa respekt – Kur i drejtohesh dikujt me fjalë të rënda, nuk po i merr parasysh ndjenjat e tij. Mund t’i tregosh dikujt se je mërzitur me të, pa u treguar i pasjellshëm. Shoku yt humbi rastin të bënte golin e fitores për skuadrën tënde. Ti e fyen me zë të lartë, sepse humbi lojën.Pa respekt – Të kesh respekt për veten është po aq e rëndësishme sa të kesh respekt për të tjerët. Të respektosh veten do të thotë se nuk bën gjëra që ti e di se mund të të lëndojnë apo të të dëmtojnë. Respekti është i domosdoshëm për të jetuar në paqe me veten dhe me të tjerët në shoqëri. Aa cb Formoni grupe me nga katër veta. Për çdo situatë, vendosni nëse personi po tregon respekt. Lidhni çdo situatë në të majtë me një përgjigje në të djathtë. Diskutoni pse mendoni kështu për secilën situatë.29

