Page 32 - Demo
P. 32
Është e rëndësishme të mendohemi përpara se të veprojmë apo të flasim, që të mos pendohemi më pas. Çfarë do të mësojmë: Fjalë kyçe: pasojë, i përgjegjshëm Kur pyet veten “Po sikur?”, ti mendohesh mirë se çfarë mund të ndodhë si rezultat i veprimit tënd. Këtë ne e quajmë pasojë. Pse duhet ta pyesim veten para se të veprojmë? Sepse si pasojë e veprimeve tona, ne mund:• të lëndojmë veten;• të lëndojmë dikë tjetër;• të mërzitim prindërit apo mësuesen.Kur mendon përpara se të veprosh ose të flasësh, ti përpiqesh të jesh i përgjegjshëm.Mendohu përpara se të veprosh.Veprimet e tua mund të të lëndojnë ty dhe të tjerët.Mësimi Miqësia është e rëndësishme530

