Page 36 - Demo
P. 36


                                    Jemi të gatshëm të ndihmojmë.Të gjithë jemi pjesë e një komuniteti.Secili prej nesh ka të drejta dhe përgjegjësi në shtëpi, shkollë dhe shoqëri. Çfarë do të mësojmë: Veprimtari1. Sfida sekrete e miqësisë (Aktivitet njëmujor):1. Në fillim, mendoni si mund të jeni anëtarë të mirë të grupit apo të klasës.2. Bëni një tabelë për t’u varur në mur si kjo më poshtë.3. Zgjidhni një sfidë dhe shkruajeni në një copë letër. Paloseni atë. Bëni disa të tilla.4. Letrat e palosura vendosini në një kosh.5. Secili sipas radhës, merr një letër ku është shkruar sfida. Nëse ju bie letra që keni shkruar vetë, ndërrojeni.6. Mos ua tregoni shokëve sfidën sekrete.7. Keni një muaj kohë që ta plotësoni sfidën. Kur ta keni realizuar, tregojuni shokëve cila ishte sfida sekrete e miqësisë dhe si e përmbushët atë.8. Shkruani emrin tuaj përbri sfidës dhe vendoseni në tabelë. Fjalë kyçe: komunitet, sfidë, miqësi, përgjegjësi, cilësiBie shi. Fto në çadrën tënde një shok ose shoqe pa çadër.Dhuroji shoqes/shokut tënd të bankës librin që të pëlqen më shumë.Çoji detyrat dikujt që është sëmurë.Lëri dikujt vendin e parë në rresht.Mësimi7 Veprimtari: Vlerësojmë miqësinë34
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40