Page 42 - Demo
P. 42


                                    Anëtarët e komunitetit apo qytetarët kanë interesa të ndryshëm dhe të përbashkët. Çfarë do të mësojmë:  Fjalë kyçe: apartament,shtëpi me oborr,biblioteka,shkolla,sheshi i qytetit Çdo komunitet ka karakteristikat e tij. Ti mund të jetosh në një shtëpi me oborr ose në një pallat, ku jetojnë dhe shumë familje të tjera. Pavarësisht nëse janë të vogla apo të mëdha, shtëpitë mbajnë brenda tyre gjithë dashurinë, ngrohtësinë dhe sigurinë që të fal familja.Në komunitetet ku jetojmë, përveç shtëpive mund të ketë edhe dyqane apo qendra tregtare, në të cilat gjejmë ato produkte që duhen për të plotësuar nevojat tona të përditshme. Çdo komunitet përbëhet nga njerëz të moshave të ndryshme, me prejardhje të larmishme e me interesa të veçantë. Prandaj, edhe mënyra e jetesës së tyre ndryshon nga njëra familje në tjetrën. Sheshi i qytetit, biblioteka, shkolla, kisha apo xhamia janë vendet ku mblidhen së bashku njerëzit e komunitetit.Mësimi Njerëzit në komunitetin tim240
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46