Page 44 - Demo
P. 44


                                    Njerëzit kanë nevojë edhe për njëri-tjetrin, edhe për shërbimet që ofrohen në komunitet. Disa prej shërbimeve kryesore dhe me rëndësi jetike sigurohen nga shteti, si p.sh. shërbimi i mbrojtjes dhe i sigurisë së jetës (policia), shërbimi mjekësor, furnizimi me ujë, me energji elektrike etj. Përveç këtyre, ka edhe shërbime të tjera që sigurohen nga bizneset private, si: dyqanet, baret, furrat e bukës etj. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, njerëzit plotësojnë nevojat e jetës, por edhe dëshirat e tyre. Ushqimi, veshja dhe banesa janë shembuj nevojash njerëzore. Ndërsa, blerja e një kitare, një fustani të bukur apo i një pajisjeje kompjuterike janë dëshira.Njerëzit që jetojnë në një komunitet, shpesh punojnë së bashku për ta bërë atë një vend më të mirë. Ti mund të bashkohesh me fqinjët e tu për të pastruar qytetinose për të mbjellë pemë në park. Fqinjët gjithashtu e ndihmojnë njëri-tjetrin në rast nevoje, p.sh. nëse dikujt i ka humbur qeni ose nuk i punon telefoni. Mësimi Komuniteti është yni3Komuniteti është i larmishëm dhe na përket të gjithëve. Çfarë do të mësojmë:  Fjalë kyçe: përgjegjësi, bashkëpunim, vullnetar, biznes42
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48