Page 46 - Demo
P. 46
Në komunitet, ka vende ku njerëzit rrinë së bashku për të kaluar kohën e lirë. Shkollat janë vende ku fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit mësojnë, kryejnë veprimtari sportive dhe zbaviten. Një grup qytetarësh shërbejnë në bordin e shkollës, ku marrin vendime për mbarëvajtjen e saj. Në mes tyre mund të jetë edhe mami apo babi yt. Rindërtimi i shkollës dhe blerja e pajisjeve mbulohen me taksat që kanë derdhur edhe prindërit e tu.Nëse ke nevojë për një dokument, ti shkon në zyrat e bashkisë. Për të tërhequr rrogën mujore të rriturit shkojnë në bankë. Për t’i dërguar një letër kushëririt jashtë shtetit, shkon në postë. Librat që na pëlqejnë t’i lexojmë, i blejmë në librari ose i marrim dhe i kthejmë në bibliotekë. Mësimi Veprimtaritë në komunitetin tim4Njerëzit rrinë me njëri-tjetrin për t’u ndier më mirë. Çfarë do të mësojmë: Fjalë kyçe: fqinj, rindërtim, bordi i shkollës, mbarëvajtje, taksa44

