Page 50 - Demo
P. 50
Krijoni grupe me nga katër veta. Gjeni ose krijoni një shenjues për secilin. Loja luhet kështu:1) Hidhni zaret dhe numëroni kutizat. Ndaloni te kutiza që përkon me shumën e zareve.2) Lexoni udhëzimet në kutizë dhe nëse ju kërkohet të lëvizni, shkoni aty ku kërkohet.3) Kujdes! Secili prej jush, do të bëjë vetëm një lëvizje gjatë radhës së tij.4) Kujdes! Dy lojtarë nuk mund të rrinë në të njëjtën kutizë. Lojtari i parë kthehet në kutizën ku ishte më parë lojtari i dytë.5) Loja mbaron kur secili nga lojtarët arrin në kutizën e fundit, që titullohet “Mbërritja”.Nisja Të dhemb dhëmbi. Shko ku duhet.Ngatërrove rrugën për në qendër. Kujt i kërkon ndihmë?Të pëlqen të shikosh një film. Ku do të shkosh?Babi të ka porositur të blesh bukë. Ku do të shkosh? BukëpjekësiSa mirë, atë që gjete e dorëzove në polici! Ec dy kuti para.KinemaGjyshi është tifoz i skuadrës sate të zemrës. Ku do ta çosh për ditëlindje?Mami ka dëshirë të hajë jashtë shtëpisë. Shko ku mund t’i pëlqejë.Mësimi6 Luaj dhe mësoj: “Komuniteti im”48

