Page 56 - Demo
P. 56
Kujtoj përgjegjësitë që kam kur jam në rrugë.Mësoj rregullat e qarkullimit rrugor. Çfarë do të mësojmë: Fjalë kyçe: kod rrugor, sinjalistika, aksident rrugor,rregullat e qarkullimit rrugor Çdo ditë, kur shkoni në shkollë, prindërit ju porositin të keni kujdes kur kapërceni rrugën, të vini re ngjyrën e semaforit dhe ta respektoni atë, si dhe të ecni në trotuar.Për të qenë të kujdesshëm dhe për të njohur rregullat e qarkullimit rrugor ju ndihmon një kod, që quhet “Kodi rrugor”. Po t’i dini dhe t’i respektoni këto rregulla do të jeni qytetarë të mirë, pasi do të tregoheni të përgjegjshëm dhe me respekt ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.Trafiku rrugor është i rrezikshëm dhe mund të na dëmtojë. Shumë njerëz vriten apo dëmtohen nga aksidentet rrugore çdo ditë. Njerëzit që pësojnë aksidente rrugore mund të vuajnë pasoja të rënda gjatë gjithë jetës së tyre. Ne nuk mund të kontrollojmë atë që bën shoferi, por mund të sillemi në mënyrë të tillë që të ruajmë veten. Mësimi1 Unë jam i përgjegjshëm në rrugë54

