Page 60 - Demo
P. 60


                                    Rruga është vend takimi, pune, vend qarkullimi, me anë të së cilës shkurtojmë largësitë.Ajo ka fjalorin e saj. Tani ti mund të kuptosh ndryshimin mes tyre:BUSSTOP STOPRrugët quhen me një drejtim nëse mjetet mund të lëvizin vetëm në njërin krah.Ato quhen me dy drejtime nëse mund të lëvizin në të dy krahët e rrugës. Rrugët nuk janë të gjitha njësoj, ato ndryshojnë për shkak të karakteristikave të tyre. Rrugë urbane quhen ato brenda qytetit, kurse rrugë ndërurbane, ato që lidhin qendrat e banuara me njëra-tjetrën. 1. Trotuari: një pjesë e ngritur e rrugës ku qarkullojnë këmbësorët. 7. Vijat e bardha: pjesë e vijëzuar e rrugës që lidh trotuarët nga të dyja anët e rrugës. Kur këmbësorët ecin te vijat e bardha, ata kanë përparësi nga makinat.6. Pista e biçikletave: aty ku lëvizin biçikletat. Është ajo pjesë e rrugës e përcaktuar me vijë apo e ndarë nga rruga e makinave dhe nga trotuari. 2. Rruga e makinës: aty ku qarkullojnë makinat. Mund të ketë një apo më shumë korsi, si dhe mund të ketë një apo dy drejtime. Në anë të saj ndodhen trotuaret.3. Korsi: ka gjerësi të përshtatshme për kalimin e vetëm një kolone makinash.5. Korsi e rezervuar: përdoret vetëm nga disa mjete të caktuara (si autobusët e taksitë).4. Kryqëzim: ajo pjesë e rrugës ku ndërpriten dy apo më shumë rrugë.Mësimi3 Rruga është e të gjithëveNjoh rrugën dhe llojet e saj. Çfarë do të mësojmë:  Fjalë kyçe: këmbësor, pistë biçikletash 58
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64