Page 64 - Demo
P. 64
Diskuto për të tria fotografitë. A janë vende të sigurta ato që shihni në to? Lexo situatat e mëposhtme dhe gjej se cilat mund të jenë rreziqet.• Të lëvizësh i pashoqëruar, pa lejen e prindërve.• Të shoqërohesh me të panjohur.• Të ndjekësh të rriturit që kanë interesa të tjerë.Në rast nevoje, kujt mund t’i kërkojmë për ndihmë?Telefono 112Rreziku është diçka që mund të na dëmtojë apo të na lëndojë. Shkëmbinjtë e thepisur, makinat që lëvizin, xhamat e thyer janë rreziqe të qarta. Por ka dhe rreziqe që nuk janë kaq të dukshme. Për shembull, nëse ti largohesh nga shtëpia pa lajmëruar asnjërin nga të afërmit e tu, mund të jesh i rrezikuar.Disa rreziqe kanë më shumë mundësi të ndodhin. Ato mund të kenë pasoja më të dëmshme se të tjerat. Mësimi Unë bëj zgjedhjet e duhura5Kuptoj se rreziqet mund të pakësohen nëse bëj zgjedhjet e duhura. Çfarë do të mësojmë: Fjalë kyçe: rrezik, pasoja, rrezik i dukshëm 62

