Page 8 - Demo
P. 8
Zbuloj ngjashmëritë dhe ndryshimet që kam me shokët e klasës. Fjalë kyçe: ndryshim, larmishmëri Çfarë cilësish të tjera mendon se të bëjnë të veçantë? Në klasën tonë ka edhe djem, edhe vajza. Të gjithë ne jemi nxënës të një klase. Pothuajse të gjithë kemi lindur në të njëjtin vit. Por, në pamje dallohemi nga njëri-tjetri: gjatësinë, ngjyrën e flokëve, të lëkurës, të syve i kemi ndryshe. Edhe interesat e dëshirat tona janë të larmishme: dikujt i pëlqen matematika, dikujt arti pamor, Ela ka dëshirë të aktrojë, Drinit i pëlqen të luajë në piano.Familjet tona janë të ndryshme: disa jetojnë në familje të madhe, disa të tjerë në familje më të vogla.Edhe pse jemi të ndryshëm, ne na pëlqen të rrimë së bashku.Bashkë me një shok, gjej të gjitha gjërat që ju dallojnë nga njëri-tjetri (ngjyra e flokëve, gjatësia, ngjyra e lëkurës, familja, origjina e të tjera si këto). Çfarë do të mësojmë: Mësimi1 Unë jam i veçantë6

