Page 81 - Demo
P. 81


                                    Rei: “Gjeta këto shkrepëset në kuzhinë. Eja të shkojmë t’i ndezim.”Ti: “Mirë, shkojmë t’i provojmë.”Cilat mund të jenë pasojat?“Eja të eksplorojmë këtë godinën që po ndërtohet, – tha Anda. – Do të jetë shumë qejf!”Ti: “Dakord.” Cilat mund të jenë pasojat?“Eja të hipim në autobus – tha Lura. – Do të kënaqemi shumë!”Ti: “Kjo do jetë shumë zbavitëse!”Cilat mund të jenë pasojat?“Pa shiko këto karamelet me ngjyra që gjeta në sirtarin e mamit, – tha Sara. – A i provojmë çfarë shijesh kanë?”Ti: “Sa mirë.”Cilat mund të jenë pasojat?“A bëjmë një lojë të bukur, – qeshi Gjergji, – të bëjmë patina nëpër shkallë. Apo nuk pranon se ke frikë?”Ti: “Epo mirë.”Cilat mund të jenë pasojat?“Djemtë e klasës së nëntë na kanë ftuar të luajmë me ta! – tha Soni i gëzuar. – Eja dhe ti!”Ti: “Gjithmonë kam dashur të luaj me ata të klasave më të larta.”Cilat mund të jenë pasojat?“Eja të të dhuroj diçka të bukur – tha një burrë i panjohur, – do të të pëlqejë.”Ti: “Po, faleminderit!”Cilat mund të jenë pasojat?“A hapim një profil në një rrjet social? – tha Viola. – Dua të komunikoj siç bën motra ime e madhe.”Ti: “Di unë si ta bëj.”Cilat mund të jenë pasojat?Rei: “Gjeta këto shkrepëset në kuzhinë. Eja të shkojmë t’i ndezim.”Si do të veprosh?“Eja të hipim në autobus – tha Lura. – Do të kënaqemi shumë!”Si do të veprosh?“Eja të eksplorojmë këtë godinën që po ndërtohet, – tha Anda. – Do të jetë shumë qejf!”Si do të veprosh?“Pa shiko këto karamelet me ngjyra që gjeta në sirtarin e mamit, – tha Sara. – A i provojmë çfarë shijesh kanë?”Si do të veprosh?“Eja të të dhuroj diçka të bukur – tha një burrë i panjohur, – do të të pëlqejë.”Si do të veprosh?“A bëjmë një lojë të bukur, – qeshi Gjergji, – të bëjmë patina nëpër shkallë. Apo nuk pranon se ke frikë?”Si do të veprosh?“Djemtë e klasës së nëntë na kanë ftuar të luajmë me ta! – tha Soni i gëzuar. – Eja dhe ti!”Si do të veprosh?“A hapim një profil në një rrjet social? – tha Viola. – Dua të komunikoj siç bën motra ime e madhe.”Si do të veprosh?
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85