Page 5 - Demo
P. 5
Hyrje 3Fletorja e punës është hartuar sipas programit të lëndës “Dituri Natyre” për klasën e tretë. Ajo është e këndshme, e përshtatshme, e lehtë dhe mbështet e plotëson si nevojat e nxënësve, ashtu edhe të mësuesve. Bazuar në qëllimet e programit të fushës së shkencave të natyrës për këtë nivel shkollimi, ajo nxit nxënësit të përvetësojnë në mënyrë aktive njohuritë, aftësitë e kërkimit shkencor, qëndrimet dhe vlerat.Fletorja e punës për klasën e tretë ndjek Librin e nxënësit për këtë klasë dhe përdoret paralelisht me të.Në këtë fletore do të gjeni ushtrime njëfaqëshe për çdo temë mësimore në Librin e nxënësit. Ushtrimet do të plotësohen nga vetë nxënësit, të cilët mund t’i zgjidhin individualisht, në çift ose në grupe të vogla. Ato mund të zgjidhen në klasë ose të jepen si detyra shtëpie.Tipat e ndryshëm të ushtrimeve rritin interesin e nxënësve dhe plotësojnë rezultate të ndryshme të të nxënit. Qëllimet kryesore të ushtrimeve në Fletoren e punës janë: • të përforcojnë njohuritë e paraqitura në Librin e nxënësit;• të nxitin nxënësit për të zbatuar njohuritë e marra në situata të reja, duke zhvilluar në këtë mënyrë të kuptuarit e tyre; • të praktikojnë gjuhën dhe fjalorin shkencor; • të zhvillojnë aftësitë e kërkimit shkencor, si identifikimi i modeleve të thjeshta në evidentimin dhe interpretimin e rezultateve të hulumtimeve.Hyrje

