Page 8 - Demo
P. 8
6 Fjalë të dobishmendaj në grupe veçoj objektet sipas llojit të tyre. Alma i ndau në grupe materialet sipas fortësisë së tyre (materiale të forta dhe materiale të buta). parashikoj përcaktoj që më parë se si do të jetë apo do të bëhet diçka. Driloni duhet të parashikojë se cili nga objektet e marra për provë do të jetë magnetik. përfundim ajo çfarë zbulojmë nga një provë ose hulumtim. Blini dhe Lira arritën në këtë përfundim: “Nga objektet që provuam, vetëm kapëset e letrave ishin magnetike. Objektet e tjera ishin jomagnetike”. planifikoj vendos të bëj diçka dhe përcaktoj mënyrën se si do të veproj. Ersi po planifikon të provojë objekte të ndryshme me një magnet. regjistroj shënoj ose vizatoj rezultatet e një hulumtimi apo prove. Bora regjistroi në një tabelë rezultatet e provës. rezultate të dhënat që merren nga vrojtimet ose nga matjet e bëra. Rezultatet e Klevit treguan se shumë nga objektet që provoi, nuk ishin magnetike. tabelë paraqitja e të dhënave në rreshta dhe kolona. Tabela tregon se cilat objekte janë magnetike dhe cilat janë jomagnetike.

