Page 100 - Demo
P. 100


                                    Na ishte një djalë që quhej Omer. Omeri ishte djali i një trimi të madh që jetonte në bjeshkë. Ai u rrit më shpejt se moshatarët e tij. Kur u bë gjashtë vjeç, dukej sikur ishte dymbëdhjetë. Një ditë Omeri iu lut nënës:− O nënë, edhe unë dua ta kullot tufën e kecave në bjeshkë. Tani u rrita.− Ti je ende i vogël, o bir, kurse bjeshka është e madhe. Kam frikë se tufa do të shpërndahet dhe kecat do të humbasin.− Jo, nënë, mos ki merak. Unë nuk do t’i heq sytë nga tufa.− Omeri e çoi tufën në bjeshkë. Papritur, një kec i përhimë, me veshë të mëdhenj, u shkëput nga tufa. Ai u largua duke kërcyer hop këtu e hop atje.− Obobo! Ç’më gjeti! − u shqetësua Omeri. − Ky do të më turpërojë para nënës.Ai vrapoi pas kecit. E ndoqi deri poshtë bjeshkës, derisa më në fund e kapi.Në mbrëmje zbriti poshtë me tufën dhe e futi në vathë.− Si e kalove ditën? − e pyeti nëna.− Mirë, nënë, po ai keci i përhimë më ka lodhur boll. Mezi e futa në tufë.− Kec të përhimë ne nuk kemi! − u çudit nëna.− Po, moj nënë. E di kush është? Ja, ai keci me veshë të mëdhenj.KECI I PËRHIMË98Lexojmë
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104