Page 101 - Demo
P. 101
Shëno me ose me .Omeri ishte një djalë trupvogël. Ai kishte dëshirë të kujdesej për tufën e kecave në bjeshkë. Nëna nuk e lejoi të kulloste tufën e kecave. Në bjeshkë, një kec me veshë të mëdhenj iu shkëput nga tufa.Omeri, megjithëse u përpoq shumë, nuk e kapi dot kecin e përhimë. Ai u kthye në shtëpi i lodhur, por krenar që e futi të gjithë tufën në vathë. Nëna u çudit kur ai i tregoi për kecin me veshë të mëdhenj. Ajo u gëzua dhe e përkëdheli Omerin.LEXOJ DHE KUPTOJ Pse nëna u bind që Omeri ishte i fortë dhe trim?Pse e ngatërroi Omeri kecin me lepurin?REFLEKTOJShkruaj dy cilësi të Omerit. Nënvizo në tekst fjalët ose fjalitë që mbështesin këto cilësi.SHKRUAJ− Kecat i kanë veshët e vegjël, mor bir, − i tha nëna.− Eja, ta shohësh! − iu lut Omeri.Shkuan te vatha. Omeri ia tregoi me gisht.− Ja tek është!Nëna pa një lepur të madh që rrinte strukur anës gardhit dhe ishte duke luajtur veshët.− Po ky është lepur, mor bir! − thirri nëna. − Si munde ta zësh?! Të pastë nëna! − i tha ajo, duke e përqafuar. Nëna u bind se Omeri ishte i fortë dhe trim, ashtu sikurse i ati, Muji.përshtatur nga Cikli i KreshnikëveVizato dhe ngjyros bjeshkën shqiptare.Fjalë të rejabjeshkë – mal i lartë me kullota.i përhimë – që ka ngjyrë si të hirit.vathë − vend i rrethuar me gardh ku rri bagëtia.Të pastë nëna! – urim i nënës për fëmijën: paç jetë të gjatë!99Lexojmë

