Page 104 - Demo
P. 104
Ditët, javët, muajt kalonin… Ushtria turke kishte pësuar shumë humbje. Sulltan Murati dërgoi te Skënderbeu një nga njerëzit e tij më besnikë.Ai i kërkoi Skënderbeut që të pranonte paqen, me kusht që të paguante një haraç të përvitshëm.Skënderbeu foli i qetë:− Ti je ushtar i vjetër dhe e di mirë kush i vë kusht tjetrit. Ai që humbet apo ai që fiton?− Ai që fiton, − u detyrua të pohonte turku.− Në këtë rast fitimtarët jemi ne. Atëherë me ç’të drejtë ju, të mundurit, kërkoni të na vini kusht neve, fitimtarëve?!... Apo se jeni më të mëdhenj?... Qofshi shëndoshë!... Ju e dini mirë se nuk jua kemi frikën, sepse s’ka më të madh se ai që ka të drejtë dhe mbron vendin e tij. Ne këtë liri nuk e kemi fituar as me mëshirë, as me lutje. Liria e kësaj toke qëndron dhe do të qëndrojë në majë të shpatave tona!Mark GurakuqiLIRIA QËNDRON NË MAJË TË SHPATAVE TONA102Lexojmë

